Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قَالُوا لَئِنْ أَكَلَهُ الذِّئْبُ وَنَحْنُ عُصْبَةٌ إِنَّا إِذًا لَخَاسِرُونَ
(Vëllezërit) thanë: “Si do ta hajë ujku, kur ne jemi një grup i fortë! Na, atëherë, me të vërtetë, do të ishim të humbur”. (14)
Ata thanë: “Nëse atë e ha ujku ndër ne që jemi grup i madh, atëherë, ne mos qofshim fare!” -
E si mund ta hajë ujku, kur ne jemi shumë, madje të përkushtuar që ta ruajmë atë?! Nëse kjo ndodh, atëherë ne do të jemi njerëz të padobishëm e të pavlefshëm. Kjo do të ishte një ulje e madhe për ne. Kështu, pasi e parapërgatitën terrenin dhe pasi i shpjeguan arsyet përse duhet t’u besonte dhe ta dërgonte Jusufin me ta, Jakubi (a.s) lejoi që ai të shkonte me ta, që të kënaqej pak duke lodruar në bjeshkët e bukura.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë