Sureja Jusuf (Jusufi — يوسف) (Ajet 28)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




12 Jusuf(يوسف), Ajet 28

فَلَمَّا رَأَىٰ قَمِيصَهُ قُدَّ مِنْ دُبُرٍ قَالَ إِنَّهُ مِنْ كَيْدِكُنَّ ۖ إِنَّ كَيْدَكُنَّ عَظِيمٌ 28 ٢٨

Dhe kur ai (burri i saj) pa se këmisha e tij është shkyer përmbrapa, tha: “Kjo me të vërtetë, është një nga dredhitë tuaja (të femrave). – Me të vërtetë, dredhitë tuaja janë të mëdha! (28)

Tefsiri

Por, kur ai

(burri i saj)

e pa këmishën që ishte grisur nga prapa, tha: “Kjo është një nga dredhitë tuaja

(të femrave).” - Tani e kuptuan që Jusufi ishte i sinqertë dhe i pastër nga akuza. Atëherë bashkëshorti i drejtohet gruas së vet dhe i thotë:

Me të vërtetë, dredhitë tuaja janë të mëdha. -

E ku ka intrigë më të madhe sesa ajo e kësaj gruaje, e cila dëshironte vetë atë që dëshironte, dhe pastaj akuzoi një njeri të pastër të dëlirë për një krim që kurrë nuk e kishte synuar? Pastaj bashkëshorti i saj iu drejtua Jusufit dhe i tha:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë