Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قَالَتْ فَذَٰلِكُنَّ الَّذِي لُمْتُنَّنِي فِيهِ ۖ وَلَقَدْ رَاوَدْتُهُ عَنْ نَفْسِهِ فَاسْتَعْصَمَ ۖ وَلَئِنْ لَمْ يَفْعَلْ مَا آمُرُهُ لَيُسْجَنَنَّ وَلَيَكُونًا مِنَ الصَّاغِرِينَ
Ajo tha: “Jo, ky është ai, për të cilin ju më qortuat. Jam përpjekur ta përvetësoj, por ai është ruajtur. Nëse nuk do ta bëjë atë që e urdhëroj unë, me siguro do të burgoset dhe do të poshtërohet”. (32)
Atëherë, ajo tha: “Ja, ky është ai, për të cilin ju më fajsuat. Unë u përpoqa ta tundoja atë, po ai u përmbajt fort.” -
Me gjithë këmbënguljen e saj për ta joshur, Jusufi ishte larguar dhe ishte mbrojtur. Nga ana tjetër, sa më shumë kalonte koha, aq më tepër shtohej dashuria për këtë djalosh kaq të përmbajtur dhe të ndershëm. E verbuar dhe e dehur nga kjo dashuri, mu në sy të atyre grave të tjera, ajo thotë:Por, nëse nuk bën atë që e urdhëroj unë, ai do të burgoset dhe do të poshtërohet. -
Me anë të kërcënimit, ajo kërkonte të plotësonte dëshirën e saj. Por Jusufi (a.s) i drejtohet Zotit të tij, duke i kërkuar strehim, mbrojtje dhe ndihmë, që ta shpëtonte nga kurthi i tyre:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë