Sureja Jusuf (Jusufi — يوسف) (Ajet 43)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




12 Jusuf(يوسف), Ajet 43

وَقَالَ الْمَلِكُ إِنِّي أَرَىٰ سَبْعَ بَقَرَاتٍ سِمَانٍ يَأْكُلُهُنَّ سَبْعٌ عِجَافٌ وَسَبْعَ سُنْبُلَاتٍ خُضْرٍ وَأُخَرَ يَابِسَاتٍ ۖ يَا أَيُّهَا الْمَلَأُ أَفْتُونِي فِي رُؤْيَايَ إِنْ كُنْتُمْ لِلرُّؤْيَا تَعْبُرُونَ 43 ٤٣

(Dhe tha mbreti): “Kam parë (në ëndërr) se si shtatë lopë të majme i hanin ato shtatë të liga, dhe kam parë (në ëndërr) shtatë kallinj të gjelbër, shtatë të tjerë të tharë. O paria ime, më shpjegoni ëndërrën time, nëse dini komendimin e ëndërrave!” (43)

Tefsiri
Kur Allahu i Lartësuar deshi që ta nxirrte Jusufin nga burgu, bëri që Mbreti i atij vendi të shihte një ëndërr të çuditshme, shpjegimi i së cilës do të ishte mirësi për të gjithë popullin. I vetmi që do ta shpjegonte atë ëndërr ishte Jusufi (a.s), duke nxjerrë në pah diturinë dhe vlerën e lartë të tij. Kështu, ai do të nderohej në të dyja jetët. Që kjo gjë të realizohej plotësisht, Allahu i Lartësuar bëri që këtë ëndërr ta shikonte pikërisht Mbreti, që kontrollon të gjitha çështjet e popullit të tij. Kështu, Mbreti pa një ëndërr të çuditshme, e cila i trazoi shpirtin, prandaj ai mblodhi të gjithë dijetarët dhe njerëzit e mençur të vendit.

Mbreti

(i Egjiptit)tha: “Kam parë në ëndërr shtatë lopë të majme, që haheshin nga shtatë lopë të dobëta, si dhe shtatë kallinj të gjelbër e shtatë të tjerë të tharë.” -

Ishte shumë e çuditshme që shtatë lopë të dobëta të hanë shtatë lopë të shëndosha dhe të forta. Gjithashtu pa dhe shtatë kallinj të gjelbër e të tjerë të tharë. Pastaj iu drejtua dijetarëve që i kishte mbledhur dhe u thotë:

Ma shpjegoni, o ju pari, ëndrrën time, nëse dini t'i shpjegoni ëndrrat! -

Ma shpjegoni këtë ëndërr, që duhet të ketë veç një kuptim, dhe të gjithë ju duhet ta dini këtë kuptim. Por ata thanë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë