Sureja Jusuf (Jusufi — يوسف) (Ajet 45)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




12 Jusuf(يوسف), Ajet 45

وَقَالَ الَّذِي نَجَا مِنْهُمَا وَادَّكَرَ بَعْدَ أُمَّةٍ أَنَا أُنَبِّئُكُمْ بِتَأْوِيلِهِ فَأَرْسِلُونِ 45 ٤٥

Njeri nga ata dy që shpëtoi (nga burgu), iu kujtua pas një kohe e tha: “Unë do t’ju njoftoj për shpjegimin e kësja, vetëm më dërgoni mua!” (45)

Tefsiri

Por ai që ishte liruar prej atyre të dyve

(që kishin qenë në burg)

u kujtua pas një kohe dhe tha: “Do t’jua tregoj unë kuptimin e saj.” -

Ky ishte njëri prej dy djemve të burgut, që sipas ëndrrës që kishte parë - do t’i jepte zotërisë së tij pije dhe do të lirohej. Ishte ai të cilin Jusufi e porositi që ta përkujtonte tek padroni. Kështu, atij iu kujtua Jusufi dhe porosia e tij. Ai e kuptoi se vetëm Jusufi mund ta shpjegonte këtë ëndërr, prandaj tha:

Më lejoni të shkoj

(te Jusufi)! - Pra, më dërgoni tek Jusufi, që t’i kërkoj ndihmë për këtë çështje. Kështu, ata e dërguan te Jusufi në burg. Kur u takuan, Jusufi nuk e qortoi për harresën e tij, por e dëgjoi kërkesën e tij me butësi dhe mirësjellje. Djali iu drejtua Jusufit me këto fjalë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë