Sureja Jusuf (Jusufi — يوسف) (Ajet 46)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




12 Jusuf(يوسف), Ajet 46

يُوسُفُ أَيُّهَا الصِّدِّيقُ أَفْتِنَا فِي سَبْعِ بَقَرَاتٍ سِمَانٍ يَأْكُلُهُنَّ سَبْعٌ عِجَافٌ وَسَبْعِ سُنْبُلَاتٍ خُضْرٍ وَأُخَرَ يَابِسَاتٍ لَعَلِّي أَرْجِعُ إِلَى النَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَعْلَمُونَ 46 ٤٦

(Kur ai shkoi te Jusufi, tha): “O Jusuf, o njeri i drejtë! Na shpjego (ëndërrën) për shtatë lopët e majme, që i hanin ato shtatë të liga dhe për shtatë kallinj të gjelbër e shtatë tjerë të tharë, - që të kthehem të njerëzit, e ta dijnë atë edhe ata”. (46)

Tefsiri

O Jusuf

(-tha ai)

! O njeri i sinqertë! –

Ai e quajti “siddik”- i sinqertë dhe i vërtetë në fjalë dhe vepra.

Si e shpjegon

(ëndrën)që shtatë lopë të majme haheshin nga shtatë lopë të dobëta dhe shtatë kallinj të gjelbër e shtatë të tjerë të tharë? Ndoshta kur të kthehem te njerëzit, ata do të kuptojnë. -

Kuptimi: Njerëzit mezi presin shpjegimin e kësaj ëndrre, sepse janë shumë të shqetësuar. Kështu, Jusufi i interpretoi shtatë lopët e shëndosha dhe shtatë kallinjtë e gjelbër si shtatë vite të mira, me prodhim të bollshëm dhe të begatshëm. Ndërsa shtatë lopët e dobëta dhe shtatë kallinjtë e thatë i interpretoi si shtatë vite thatësire dhe pa bereqet. Ata i punonin dhe i ujisnin tokat me lopë zakonisht. Ndërsa kallinjtë e drithit ishin ushqimi bazë. Kjo qe simbolika e lopëve dhe e drithërave. Duke qenë se lopët ishin të fuqishme dhe kallinjtë ishin të gjelbër, kjo tregonte se ato vite do të ishin plot begati. Ndërsa e kundërta e tyre kishte kuptim të kundërt me shpjegimin e parë. Jusufi nuk u përqendrua vetëm në shpjegimin e ëndrrës, por dha edhe këshilla se si duhet të vepronin. Ai i mësoi që gjatë shtatë viteve të para të begatshme, të përgatiteshin mirë për vitet e krizës:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë