Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَقَالَ الْمَلِكُ ائْتُونِي بِهِ ۖ فَلَمَّا جَاءَهُ الرَّسُولُ قَالَ ارْجِعْ إِلَىٰ رَبِّكَ فَاسْأَلْهُ مَا بَالُ النِّسْوَةِ اللَّاتِي قَطَّعْنَ أَيْدِيَهُنَّ ۚ إِنَّ رَبِّي بِكَيْدِهِنَّ عَلِيمٌ
Dhe mbreti tha: “Sillmani atë (Jusufin)!” Kur (Jusufit) i erdh i deleguari (për ta nxjerrë prej burgut), ai i tha: “Ktheu te mbreti yt, e pyete: ‘Ç’patën ato gra që i prenë duart e veta?’ Me të vërtetë, Zoti im i di dredhitë e tyre!” (50)
Mbreti tha: “Ma sillni këtu atë
(Jusufin)!” - Mbreti urdhëroi që t’ia sillnin aty Jusufin. Por kur i dërguari i Mbretit shkoi në burg dhe i përcolli Jusufit urdhrin e Mbretit, Jusufi refuzoi që t’i përgjigjej menjëherë. Këtë e bëri për arsye që, fillimisht, të pastrohej figura e tij dhe të dilte në pah pafajësia e plotë për krimin që e kishin akuzuar dhe për të cilin e kishin burgosur. Sigurisht, kjo tregon për durimin e këtij profeti të zgjedhur dhe për logjikën e fortë dhe të hollë të tij. Jusufi i drejtohet të dërguarit të Mbretit dhe i thotë:Kur i dërguari shkoi te Jusufi, ai i tha: “Kthehu te zotëria yt dhe pyete: “Si është puna e atyre grave që prenë duart e veta?”! -
Shko tek Mbreti yt dhe pyete atë rreth atyre grave që prenë duart e tyre! Kërkoju atyre shpjegim për gjithçka që ndodhi në atë kohë, sepse kjo është çështje shumë e njohur për njerëzit!Vërtet, Zoti im e di shumë mirë dredhinë e tyre. -
Çojini ato gratë te Mbreti dhe kërkojuni shpjegim për gjithçka që ndodhi! Vërtet, Zoti im e di shumë mirë dredhinë e tyre dhe ka për ta nxjerrë në pah të vërtetën. Kështu, kur ato u paraqitën përpara Mbretit, ai u tha:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë