Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
ذَٰلِكَ لِيَعْلَمَ أَنِّي لَمْ أَخُنْهُ بِالْغَيْبِ وَأَنَّ اللَّهَ لَا يَهْدِي كَيْدَ الْخَائِنِينَ
(Kur Jusufi mori vesh për të gjitha këto), tha: “Kjo është që ta dijë ai (ministri), se unë me të vërtetë, nuk e kam tradhëtuar atë gjatë kohës së mungesës së tij dhe, me të vërtetë Perëndia nuk i përfundon mirë dredhitë e tradhëtarëve. (52)
Këtë e them për ta ditur se unë nuk e kam tradhtuar asnjëherë atë... -
Unë e pranoj gabimin thjesht për një qëllim: për ta ditur se unë nuk e kam tradhtuar asnjëherë atë. Ka mundësi që ajo të ketë patur për qëllim sqarimin e burrit të saj, domethënë: “që ta kuptojë burri im se unë thjesht e tundova atë, por nuk kam bërë asgjë më tepër se kaq.”. Por ka mundësi që kuptimi të jetë gjithashtu: “që ta dijë Jusufi se, me këtë deklaratë, domethënë pranimi që isha unë ajo që e tundova atë, unë kam për qëllim që të dalë në pah sinqeriteti i tij. Le ta kuptojë ai se, edhe gjatë kohës kur ai ka qenë në burg, unë gjithmonë e kam pranuar dhe deklaruar pastërtinë e tij.”....dhe se Allahu nuk u jep sukses dredhive të tradhtarëve. -
E bëj këtë dëshmi - thotë gruaja e Ministrit, - edhe për të treguar se çdo intrigant dhe trillues do ta pësojë një ditë nga intrigat dhe mashtrimet e tij. Nuk ka dyshim se çështja do të qartësohet dhe e vërteta do të dalë në pah. Por duke qenë se në fjalët e saj dukej qartë një lloj justifikimi dhe dëshmie për pastërtinë e shpirtit të saj, a thua se ajo nuk kishte kryer ndonjë faj ndaj Jusufit, menjëherë tha:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë