Sureja Jusuf (Jusufi — يوسف) (Ajet 62)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




12 Jusuf(يوسف), Ajet 62

وَقَالَ لِفِتْيَانِهِ اجْعَلُوا بِضَاعَتَهُمْ فِي رِحَالِهِمْ لَعَلَّهُمْ يَعْرِفُونَهَا إِذَا انْقَلَبُوا إِلَىٰ أَهْلِهِمْ لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ 62 ٦٢

(Jusufi) u tha atyre djelmoshave (nëpunësve) të vet: “Lënie pagesën, të hollat e tyre në barrët e tyre, e do t’i njohin ato kur të shkojnë ata te familja e vet, e do të kthehen përsëri te ne”. (62)

Tefsiri

Ai u tha shërbëtorëve të tij: “Vendoseni mallin

(që e sollën si pagesë)

së bashku me ngarkesën e tyre, që, kur të kthehen te familja e tyre, ta gjejnë aty!”. -

Jusufi u drejtohet djemve që ishin në shërbimin e tij dhe i urdhëron që, përveç ngarkesës me ushqime që do t’u jepej vëllezërve të tij, të vendosnin edhe mallin që ata e kishin sjellë për këmbim dhe si pagesë.

Ndoshta kështu do të kthehen sërish te ne. -

Kur ata ta shohin, do të zihen ngushtë dhe do të kthehen përsëri për të kthyer mallin, që e kishin lënë si çmim. Në fakt, nga kjo kuptohet se Jusufi dëshironte t’i bindte ata më shumë për bujarinë dhe zemërgjerësinë e tij, duke i bërë të kuptonin se jo vetëm që u jepte furnizim të bollshëm, por ua kthente mbrapsht edhe mallin që kishin sjellë si çmim. E gjitha kjo, thjesht për t’u bërë bamirësi. Kështu, pasi të merrnin këtë mesazh bamirësie, sigurisht që do të ishin më të angazhuar që ta plotësonin kërkesën e Jusufit.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë