Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَمَّا دَخَلُوا مِنْ حَيْثُ أَمَرَهُمْ أَبُوهُمْ مَا كَانَ يُغْنِي عَنْهُمْ مِنَ اللَّهِ مِنْ شَيْءٍ إِلَّا حَاجَةً فِي نَفْسِ يَعْقُوبَ قَضَاهَا ۚ وَإِنَّهُ لَذُو عِلْمٍ لِمَا عَلَّمْنَاهُ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ
Pasi që hynë (në qytet), ashtu siç i urdhëroi babai i tyre, kjo nuk u ndihmoi asgjë atyre para caktimit të Perëndisë, përpos dëshirës së Jakubit, të cilën ia plotësoi (Zoti). Ai (Jakubi), në të vërtetë, ka qenë dijetar i madh, sepse Ne e kemi mësuar, por shumica e njerëzve nuk e di (këtë). (68)
Ai i dinte mirë ato që Ne i kishim mësuar,... -
Jakubi zotëronte dituri të madhe, që Ne - thotë Allahu i Lartësuar - ia kishim mësuar, pa forcën apo aftësitë e tij për ta arritur. Ajo i erdhi vetëm si dhuratë, mirësi dhe bujari nga Allahu i Lartësuar....ndërsa shumica e njerëzve nuk i dinë. -
Shumica e njerëzve nuk e dinë përfundimin e çështjeve dhe hollësitë e tyre. Po kështu ndodh edhe me shumë dijetarë. Ndonjëherë atyre u mungon dija e plotë rreth ligjeve dhe dispozitave të Zotit të Lartësuar. Shpesh, padituria e njerëzve është shumë e madhe. Madje, ajo çfarë njerëzit nuk e dinë është shumë herë më e madhe sesa ajo që ata e dinë dhe që Allahu i Lartësuar ua ka mundësuar ta mësojnë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë