Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَمَّا دَخَلُوا عَلَىٰ يُوسُفَ آوَىٰ إِلَيْهِ أَخَاهُ ۖ قَالَ إِنِّي أَنَا أَخُوكَ فَلَا تَبْتَئِسْ بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ
Dhe kur dolën para Jusufit, ky e afroi vëllaun e vet (Bunjamin) dhe i tha: “Unë me të vërtetë, jam vëllai yt dhe mos u hidhëro për atë që vepruan vëllezërit tanë!” (69)
Kur u futën te Jusufi, ai e afroi pranë vetes vëllanë e vet dhe i tha: “Unë jam yt vëlla, por ti mos u mërzit për veprën e tyre!” -
Kur i erdhën të vëllezërit, Jusufi afroi pranë vetes Beniaminin, të cilin ai ua kishte kërkuar ta sillnin në vizitën e radhës. Ai e veçoi të vëllanë dhe i tregoi fshehtas se ishte Jusufi, duke i thënë: “Mos u mërzit për veprën e tyre, sepse përfundimi do të jetë shumë më i mirë për ne.” Pastaj Jusufi (a.s) i tregoi Benjaminit planin që kishte përgatitur për ta mbajtur atë pranë vetes deri në fund.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë