Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قَالُوا أَإِنَّكَ لَأَنْتَ يُوسُفُ ۖ قَالَ أَنَا يُوسُفُ وَهَٰذَا أَخِي ۖ قَدْ مَنَّ اللَّهُ عَلَيْنَا ۖ إِنَّهُ مَنْ يَتَّقِ وَيَصْبِرْ فَإِنَّ اللَّهَ لَا يُضِيعُ أَجْرَ الْمُحْسِنِينَ
Ata thanë: “A mos qenke ti vallë, me të vërtetë, Jusufi?” Ai u përgjigj: “Po, unë jam Jusufi, e ky është vëllai im. Perëndia na ka bërë mirësi neve. Me të vërtetë, ai që ruhet nga të këqijat dhe bëhet i durueshëm, Perëndia, me të vërtetë, kurrë nuk ua humbë shpërblimin bamirësve. (90)
Ata thanë: “Pse, vërtet, a ti je Jusufi?” Ai tha: “Unë jam Jusufi dhe ky është im vëlla. Allahu na dhuroi mirësi.” –
Kuptimi: Allahu i Lartësuar na bëri mirësi të madhe me imanin dhe devotshmërinë që na dhuroi. Ai na dalloi mbi të tjerët dhe na nderoi duke na bërë vend në tokë, në jetën e kësaj dynjaje. Kjo e gjitha erdhi si rrjedhojë e dy vlerave të mrekullueshme: prej durimit dhe devotshmërisë.Me të vërtetë, ai që e ka frikë Allahun dhe bën durim, të jetë i sigurt se Allahu kurrë nuk ua humb shpërblimin punëmirëve. -
Çdokush që ruhet dhe është i kujdesshëm që mos kryejë ato gjëra që Zoti i Madhëruar i ka ndaluar, çdokush që bën durim kundrejt dhimbjeve dhe fatkeqësive të shkruara nga Zoti dhe në zbatimin e urdhëresave të Tij, le të gëzohet, sepse “Allahu nuk ua humb shpërblimin punëmirëve”.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë