Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قَالُوا تَاللَّهِ لَقَدْ آثَرَكَ اللَّهُ عَلَيْنَا وَإِنْ كُنَّا لَخَاطِئِينَ
Ata thanë: “Pasha Perëndinë, me të vërtetë, Perëndia të ka lartësuar ty mbi ne, e na, me të vërtetë, kemi qenë të gabueshëm. (91)
Ata thanë: Për Allah! Vërtet, Allahu të ka dalluar ty mbi ne. -
Allahu i Lartësuar të dalloi mbi ne me virtytet më të larta. Ne jemi treguar shumë të padrejtë dhe të këqij me ty. Ne deshëm të të largonim nga babai dhe të kemi sjellë shumë vuajtje. Megjithatë, Allahu i Lartësuar të zgjodhi ty mbi ne dhe të dhuroi gjithçka që ti e dëshiroje.Ne kemi qenë, vërtet gjunahqarë. -
Sigurisht, ky qe një pranim i gabimit nga ana e tyre, me një ndjenjë të thellë pendese dhe keqardhjeje. Ndërsa Jusufi (a.s) iu drejtua duke u shprehur paqen, bamirësinë, bujarinë dhe faljen e Tij:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë