Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قَالَ لَا تَثْرِيبَ عَلَيْكُمُ الْيَوْمَ ۖ يَغْفِرُ اللَّهُ لَكُمْ ۖ وَهُوَ أَرْحَمُ الرَّاحِمِينَ
(Jusufi) u tha: “Sot, s’ka qortim për ju; Perëndia do t’ju falë. Ai është më i mëshirshmi i mëshiruesve! (92)
Ai tha: “Sot nuk ka qortim për ju.” -
Unë nuk do t’ju qortoj dhe nuk do të hakmerrem ndaj jush.Allahu ju faltë! Ai është më Mëshiruesi i mëshiruesve. -
Jusufi ua fali dhe e harroi tërësisht padrejtësinë që ata i kishin bërë, duke u premtuar që kurrë nuk do t’ua përmendte më të shkuarën e hidhur. Pastaj ai u lut për ta, që Allahu i Lartësuar t’i falte dhe mëshironte. Sigurisht, kjo është grada më e lartë e ihsan-it - ose bamirësisë, - e cila mund të realizohet veçse nga më të zgjedhurit e krijesave, madje nga më të zgjedhurit e të zgjedhurve të Allahut të Lartësuar.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë