Sureja Jusuf (Jusufi — يوسف) (Ajet 94)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




12 Jusuf(يوسف), Ajet 94

وَلَمَّا فَصَلَتِ الْعِيرُ قَالَ أَبُوهُمْ إِنِّي لَأَجِدُ رِيحَ يُوسُفَ ۖ لَوْلَا أَنْ تُفَنِّدُونِ 94 ٩٤

E, kur karavani u largua nga toka (e Egjiptit), babai i tyre tha: “Unë, me të vërtetë, po ndjejë erën e Jusufit, sikur ju të mos më quanit matuf”. (94)

Tefsiri

Kur karvani u largua

(nga Egjipti)

, babai i tyre tha: “Unë po ndiej erën e Jusufit, ndonëse ju mund të më quani të lënë.” -

Kur karvani u largua nga Egjipti dhe po i afrohej Palestinës, që prej së largu, Jakubi (a.s) ndjeu erën e tij të dashur, e cila aq shumë i kishte munguar. Ai tha: “Unë po ndiej erën e Jusufit, ndonëse ju mund të më quani të lënë. Sikur të mos talleshit me mua, unë do të thoja se tashmë po e ndiej erën e Jusufit.” Me sa duket, Jakubi (a.s) e pa se ata po çuditeshin me fjalët që ai po thoshte. Ata thanë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë