Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَقَدِ اسْتُهْزِئَ بِرُسُلٍ مِنْ قَبْلِكَ فَأَمْلَيْتُ لِلَّذِينَ كَفَرُوا ثُمَّ أَخَذْتُهُمْ ۖ فَكَيْفَ كَانَ عِقَابِ
Edhe para teje, janë tallë me pejgamberë, andaj Unë u kam dhënë afat atyre që kanë mohuar, e pastaj i kam ndëshkuar, e çfarë ka qenë dënimi Im! (32)
Edhe me të dërguarit para teje janë tallur
(mohuesit). - Domethënë, ti nuk je i pari profet që është refuzuar dhe është munduar nga populli i tij.Por atyre që nuk besuan, Unë u dhashë afat dhe pastaj i ndëshkova. Eh, si ishte ai dënim! -
Domethënë, ai ishte një ndëshkim i ashpër dhe i dhembshëm. Prandaj, le të mos vetëmashtrohen me afatizimin Tonë këta të mjerë, që të refuzojnë dhe tallen me ty. Le të shohin ata popujt që ishin para tyre dhe le të marrin mësim. Allahu i Lartësuar është i Plotpushtetshëm që t’i ndëshkojë edhe këta, ashtu si edhe popujt e mëparshëm, që kundërshtuan dhe u tallën me profetët e tyre.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë