Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِنْ مَا نُرِيَنَّكَ بَعْضَ الَّذِي نَعِدُهُمْ أَوْ نَتَوَفَّيَنَّكَ فَإِنَّمَا عَلَيْكَ الْبَلَاغُ وَعَلَيْنَا الْحِسَابُ
Qoftë të të tregojmë Na ty, nga ajo që u kemi premtuar atyre, ose ta marrim shpirtin Na ty, ti je i obliguar vetëm ta shpallish (profetninë tënde e jo dënimin e tyre), se llogaria është te Ne. (40)
Edhe nëse do të të mundësojmë ta shohësh
(sa je gjallë)një pjesë të asaj që ua kemi premtuar atyre, apo të ta marrim shpirtin
(para se të përfundojë e gjitha), detyra jote është vetëm kumtimi i qartë
(i shpalljes), kurse gjykimi për ta i Yni. -
Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij të dashur, Muhamedit a.s, dhe i thotë që të mos nxitohet duke kërkuar përshpejtimin e ndëshkimit të tyre. Një gjë është e sigurt: nëse ata do të vazhdojnë në shfrenimin e tyre dhe në refuzimin e besimit të drejtë, ka për t’i përfshirë ndëshkimi që u premtohet. Ky ndëshkim është në dorën e Zotit, i Cili mund ta realizojë ose gjatë jetës tënde ose në ahiret. Kjo është çështje që e vendos Zoti dhe nuk është detyra jote. Detyra jote është kumtimi i qartë i të vërtetës dhe i Shpalljes së Zotit për krijesat. Ndërsa llogaria e tyre është në dorën e Zotit: Ai do t’i marrë në llogari krijesat. Në dorën e Tij është shpërblimi ose ndëshkimi i tyre. Në vijim, Allahu i Lartësuar kërcënon ata që mohojnë të vërtetën:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë