Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
A nuk po shohin ata, që Ne po ua shkatërrojmë tokën (mohuesve), duke i zvogluar skajet e saj. Perëndia gjykon, dhe s’ka askush që mund ta thyejë gjykimin e Tij dhe Ai është llogaritës i shpejtë. (41)
Tefsiri
A nuk shohin ata se Ne po ua ngushtojmë tokën nga skajet e saj? Allahu gjykon dhe askush nuk mund ta kundërshtojë gjykimin e Tij. Ai është i Shpejtë në llogari. -Rreth kuptimit të “ngushtojmë tokën” janë dhënë shpjegime të ndryshme nga dijetarët. Një shpjegim thotë se kuptimi është shkatërrimi i mohuesve të së vërtetës, duke i shfarosur ata kudo që ndodhen. Një kuptim tjetër është: çlirimi i vendeve të kufrit nga padrejtësitë e idhujtarëve dhe përhapja e Islamit në ato vende, duke e ngushtuar në këtë mënyrë tokën dhe pushtetin e tyre. Por ajo që duket qartë, - dhe Allahu e di më mirë -, është se Allahu i Lartësuar ua ngushton tokën dhe pushtetin të padrejtëve dhe refuzuesve të besimit përmes shumë mënyrave. Ai i paralajmëron ata me ndëshkime që godasin rreth e rrotull tyre ose mbi të ngjashmit me ta, që ata të marrin mësim dhe të kthejnë rrugë. Kështu, Allahu i Madhëruar i kërcënon, para se të vijë dita kur ata të ngushtohen dhe t’u vijë një ndëshkim, që nuk do të ketë më kthim dhe që askush nuk do të mund ta ndalë.
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë