Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَقَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا لِرُسُلِهِمْ لَنُخْرِجَنَّكُمْ مِنْ أَرْضِنَا أَوْ لَتَعُودُنَّ فِي مِلَّتِنَا ۖ فَأَوْحَىٰ إِلَيْهِمْ رَبُّهُمْ لَنُهْلِكَنَّ الظَّالِمِينَ
Dhe mohuesit u thanë pejgamberëve të tyre: “Na do t’ju dëbojmë juve nga toka e jonë, ose do të ktheheni ju në fenë tonë!” Andaj, Zoti (pejgamberëve të Vet) u shpalli: “Na, me të vërtetë, do t’i zhdukim zullumqarët, (13)
Mohuesit u thoshin të dërguarve të tyre: “Ne do t’ju dëbojmë nga vendi ynë, ose ju do të ktheheni në fenë tonë.” -
Ata i thoshin këto fjalë duke kërcënuar, dhe kjo është nga format më të forta të refuzimit, gjë e cila të jep të kuptosh se për ata nuk kishte ndonjë shpresë të udhëzoheshin. Ata kërcënonin profetët se do t’i dëbonin nga vendi i tyre. Vëreni me kujdes se si ata thoshin: “...Ne do t’ju dëbojmë nga vendi ynë.”. Kështu, ata pretendonin se vendi ju përkiste veç atyre dhe profetët nuk kishin pjesë në të. Sigurisht që kjo qe një padrejtësi e madhe, sepse Allahu i Lartësuar i vendosi robërit e Tij në tokë dhe i urdhëroi që ta adhuronin Atë pa i bërë shok. Është Ai që ua lehtësoi dhe ua nënshtroi atyre tokën dhe gjithçka në të, që ata të gjenin gjithçka që u duhej për të plotësuar adhurimin e përkushtuar Zotit. Në këtë mënyrë, ai që e shfrytëzon tokën dhe mirësitë e Zotit për të plotësuar adhurimin ndaj Tij, ai i meriton këto mirësi dhe nuk ka për t’u marrë në përgjegjësi. Ndërsa ai i cili i shfrytëzon mirësitë e Zotit për të bërë kufër dhe lloje të ndryshme të poshtërsive, ai do të merret në përgjegjësi për to, sepse janë të palejueshme. Nga ajeti kuptohet, gjithashtu, se armiqtë e profetëve nuk kanë asnjë të drejtë mbi tokën dhe asnjë të drejtë të dëbojnë profetët e Zotit dhe pasuesit e tyre. Po ta shohim edhe nga një aspekt tjetër, mund të themi se, në fund të fundit, edhe profetët ishin banorë të atyre vendeve. Atëherë, me ç'të drejtë i privonin ata nga e drejta për të jetuar në vendin e tyre?! Sigurisht, kjo tregon për mosbesimin e thellë të tyre dhe poshtërsinë e madhe që i karakterizonte. Kur çështja dhe intrigat e tyre kundër profetëve arritën në këtë masë, nuk mbeti gjë tjetër veçse që Zoti të urdhëronte për shkatërrimin e tyre dhe për shpëtimin e të dashurve të Tij:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë