Sureja El-Xhin (Xhindët — الجن) (Ajet 14)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




72 El-Xhin(الجن), Ajet 14

وَأَنَّا مِنَّا الْمُسْلِمُونَ وَمِنَّا الْقَاسِطُونَ ۖ فَمَنْ أَسْلَمَ فَأُولَٰئِكَ تَحَرَّوْا رَشَدًا 14 ١٤

dhe ka prej nesh muslimanë, e ka prej nesh edhe mëkatarë, e kush e ka përqafuar islamizmin, e ka zgjedhur rrugën e drejtë, (14)

Tefsiri

“Është e vërtetë se prej nesh ka besimtarë, por ka edhe që janë jashtë rrugës. Kush pranoi Islamin, ai gjeti rrugën e shpëtimit. -

Prej nesh ka që janë të dorëzuar ndaj Zotit të gjithësisë, por ka edhe që i kalojnë kufijtë e Zotit dhe jashtë rrugës së drejtë, që Ai e sqaroi nëpërmjet librave të shpallur dhe profetëve që dërgoi ndër njerëz.

Kush pranoi Islamin, ai gjeti rrugën e shpëtimit.” -

Ata që iu dorëzuan Zotit, duke përmbushur porositë e Tij dhe të profetëve të Tij, këta i janë futur rrugës së drejtë, nëpërmjet së cilës arrihet e mira dhe ruhesh nga e keqja. Kjo është e vetmja rrugë që të çon në Xhenetet e Tij të përjetshme dhe në kënaqësinë e pafundme.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë