Sureja Ibrahim (Ibrahimi — إبراهيم) (Ajet 30)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




14 Ibrahim(إبراهيم), Ajet 30

وَجَعَلُوا لِلَّهِ أَنْدَادًا لِيُضِلُّوا عَنْ سَبِيلِهِ ۗ قُلْ تَمَتَّعُوا فَإِنَّ مَصِيرَكُمْ إِلَى النَّارِ 30 ٣٠

dhe i kanë trilluar shok Perëndisë për t’i larguar (njerëzit tjerë) nga rruga e Tij. Thuaj: “Kënaquni, se kthimi juaj është në zjarr!” (30)

Tefsiri

Ata kanë ngritur idhuj, si të barabartë me Allahun, për t’i larguar njerëzit nga rruga e Tij. -

Ata trillonin idhuj si të barabartë me Allahun dhe i ftonin njerëzit që t’i adhurojnë e t’u nënshtroheshin atyre njëlloj si Allahut. Atëherë, këtyre keqbërësve thuaju:

Thuaj: “Kënaquni, por, jeni drejtuar për në Zjarr!” -

Kënaquni dhe përfitoni nga mohimi dhe trillimet tuaja për një kohë të shkurtër. Por dijeni se kjo nuk ka për t’ju ndihmuar në përfundimin tuaj. Në Zjarr do të jetë vendqëndrimi i juaj i përhershëm. Ai është vendi më i keq dhe më i dhimbshëm.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë