Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قُلْ لِعِبَادِيَ الَّذِينَ آمَنُوا يُقِيمُوا الصَّلَاةَ وَيُنْفِقُوا مِمَّا رَزَقْنَاهُمْ سِرًّا وَعَلَانِيَةً مِنْ قَبْلِ أَنْ يَأْتِيَ يَوْمٌ لَا بَيْعٌ فِيهِ وَلَا خِلَالٌ
Thuaju robërve të Mi, të cilët besojnë: Le të falin namazin dhe le të japin fshehurazi dhe haptazi nga ajo që ua kemi dhënë Ne, para se të arrijë dita, në të cilën s’ka shitje as miqësi. (31)
... para se të vijë ajo Ditë, kur nuk do të ketë më as kompensim e as miqësi. -
Atë ditë, asnjë miqësi e lidhje nuk mund të sjellë dobi; atë që e ke shpërfillur nuk mund ta kthesh pas as me kompensim e as me ndonjë dhuratë nga miqtë e të dashurit. Atë ditë, çdo njeriu do t’i mjaftojë çështja e vet. Prandaj, le të përgatitet çdokush për veten e vet dhe le të shohë çfarë ka bërë për nesër. Le të shohë me kujdes punët dhe të marrë në llogari veten e vet, para se të vijë koha e llogarisë së madhe para Zotit.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë