Sureja Ibrahim (Ibrahimi — إبراهيم) (Ajet 33)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




14 Ibrahim(إبراهيم), Ajet 33

وَسَخَّرَ لَكُمُ الشَّمْسَ وَالْقَمَرَ دَائِبَيْنِ ۖ وَسَخَّرَ لَكُمُ اللَّيْلَ وَالنَّهَارَ 33 ٣٣

dhe ju jep që të shfrytëzoni Diellin dhe Hënën, që lëvizin vazhdimisht, dhe ju jep që të shfrytëzoni natën dhe ditën; (33)

Tefsiri

Ai e krijoi për ju Diellin dhë Hënën, që vazhdimisht lëvizin, dhe bëri për ju natën dhe ditën. -

Dielli dhe Hëna kurrë nuk lodhen me lëvizjen e tyre dhe nuk mbeten pas, por janë të nënshtruar e në dobinë tuaj. Përmes fazave të tyre, ju llogarisni kohën. Ata janë në shërbimin tuaj, të kafshëve tuaja, bimësisë dhe frutave për ju. Allahu i Madhëruar përshtati për ju natën dhe ditën. Natën e bëri që të qetësoheni dhe të mblidhni forcat, ndërsa ditën e bëri të shndritshme dhe plot gjallëri, që ju të kërkoni nga mirësitë e Tij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë