Sureja Ibrahim (Ibrahimi — إبراهيم) (Ajet 39)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




14 Ibrahim(إبراهيم), Ajet 39

الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي وَهَبَ لِي عَلَى الْكِبَرِ إِسْمَاعِيلَ وَإِسْحَاقَ ۚ إِنَّ رَبِّي لَسَمِيعُ الدُّعَاءِ 39 ٣٩

Qoftë lavdëruar Perëndia, i cili në pleqëri më dhuroi Ismailin dhe Is’hakun; Zoti im, me të vërtetë, është pranues i lutjeve. (39)

Tefsiri

Falënderimi i qoftë Allahut, i Cili më dhuroi mua, në pleqëri, Ismailin dhe Is’hakun! -

Kjo dhuratë ishte nga mirësitë më të mëdha. Sjellja në jetë e këtyre dy fëmijëve në një moshë të thyer ishte një mirësi e jashtëzakonshme, dhe mbi të gjitha këto mirësi ishte fakti se këta dy djem ishin profetë e adhurues të Zotit.

Vërtet, Zoti im i Dëgjon lutjet. -

Zoti është gjithnjë pranë dhe i përgjigjet atij që lutet. Ai kurrë nuk e zhgënjen lutësin dhe adhuruesin e Tij. Përsëri lutet Ibrahimi për veten dhe pasardhësit e Tij duke thënë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë