Sureja El-Hixhr (Shkëmbinjtë — الحجر) (Ajet 12)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




15 El-Hixhr(الحجر), Ajet 12

كَذَٰلِكَ نَسْلُكُهُ فِي قُلُوبِ الْمُجْرِمِينَ 12 ١٢

Ja, kështu Na, fusim (talljen) në zemrat e mëkatarëve, (12)

Tefsiri

Kështu e fusim atë

(mosbesimin)

në zemrat e keqbërësve. -

Ata thoshin: “Neve na kanë qenë bllokuar sytë, madje kemi qenë të magjepsur.” Kështu, Allahu i Lartësuar bënte që zemrat e tyre të mos e pranonin të vërtetën. Kjo ndodhte sepse ata ishin muxhrimin, domethënë, të padrejtë, mashtrues e trillues kotësirash, ndërsa zemrat i kishin të mbushura me mohimin e të vërtetës. Si pasojë, u erdhi ndëshkim i drejtë nga i Gjithëdituri dhe i Urti. Kështu vepron Allahu i Lartësuar me të gjithë ata që bëjnë vepra të ngjashme, të shkuarit dhe të sotmit, nëse zemrat i kanë të mbushura me mohimin e profetëve dhe shpalljeve dhe bëjnë të njëjtat vepra.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë