Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَقَدْ جَعَلْنَا فِي السَّمَاءِ بُرُوجًا وَزَيَّنَّاهَا لِلنَّاظِرِينَ
Na kemi krijuar hyllësi në qiej dhe i kemi zbukuruar ato për shikuesin, (16)
Ne kemi krijuar rrugë yjesh në qiell dhe e kemi zbukuruar, për ata që e shikojnë me vëmendje. -
Allahu i Madhëruar i ka bërë yjet që të shërbejnë si shenja orientuese, gjatë errësirës në tokë dhe në det. Përveç kësaj, Allahu i Lartësuar e ka zbukuruar qiellin me yje duke i dhënë nje pamje te mahnitshme. Qielli pa yje nuk do ta kishte kurrë atë pamje të mrekullueshme, që i bën kundruesit e saj të meditojnë thellë, duke argumentuar në këtë mënyrë madhështinë, diturinë dhe urtësinë e Atij që e ka krijuar.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë