Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِنْ مِنْ شَيْءٍ إِلَّا عِنْدَنَا خَزَائِنُهُ وَمَا نُنَزِّلُهُ إِلَّا بِقَدَرٍ مَعْلُومٍ
Nuk ekziston asnjë send, e që të mos gjendet ajo në thesarin Tonë, e nga ajo Na japim vetëm aq sa është e nevojshme. (21)
Nuk ka asgjë që të mos e ketë burimin e pashtershëm te Ne. Ne japim veçse me masë të caktuar. -
Allahu i Lartësuar është burimi i të gjitha furnizimeve dhe i çdo lloj përkujdesi në gjithësi. Depot e të gjitha mirësive janë në dorën e Allahut, që Ai i jep kujt të dojë dhe privon kë të dojë, sipas urtësisë dhe mëshirës së Tij të gjerë. Çdo gjë, duke filluar nga pika e shiut dhe gjithçka tjetër, i Urti dhe i Gjithëmëshirshmi e zbret dhe e përcakton me masë të qartë dhe të ditur. Më pas, nuk shtohet dhe nuk pakësohet asgjë nga përcaktimi i urtë i Zotit.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë