Sureja El-Hixhr (Shkëmbinjtë — الحجر) (Ajet 39)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




15 El-Hixhr(الحجر), Ajet 39

قَالَ رَبِّ بِمَا أَغْوَيْتَنِي لَأُزَيِّنَنَّ لَهُمْ فِي الْأَرْضِ وَلَأُغْوِيَنَّهُمْ أَجْمَعِينَ 39 ٣٩

(Iblisi) tha: “Zoti im, meqë më ke shpie në humbje, unë në Tokë do t’ju zbukuroj atyre sendet dhe të gjithë do t’i shpie në mashtrim, (39)

Tefsiri
Ai (iblisi) tha: “O Zoti im! Për shkak se më çove në humbje, unë do t’ua zbukuroj ligësinë atyre sa të jenë në tokë dhe do t’i largoj të gjithë nga rruga e drejtë. -

Unë do t’ua zbukuroj në sytë dhe zemrat e tyre këtë botë, duke i bërë që t’i japin përparësi asaj mbi ahiretin. Kështu, ata do të nënshtrohen dhe do të pëlqejnë poshtërsitë. Në këtë mënyrë, do të jetë shumë e thjeshtë që: t’i largoj të gjithë nga rruga e drejtë. Do t’i pengoj dhe devijoj ata nga rruga e drejtë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë