Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّ عِبَادِي لَيْسَ لَكَ عَلَيْهِمْ سُلْطَانٌ إِلَّا مَنِ اتَّبَعَكَ مِنَ الْغَاوِينَ
Ti, me të vërtetë, nuk ke kurrfarë pushteti ndaj robërve të Mi, përveç atyre të humburve, që të pasojnë ty”. (42)
Mbi robërit e Mi ti nuk ke aspak fuqi, përveç mbi të humburit, që vijnë pas teje. -
Ndaj atyre që i binden Zotit, shejtani nuk ka asnjë lloj fuqie për t’i devijuar dhe për t’i humbur. Duke qenë se ata adhurojnë Zotin e tyre dhe zbatojnë ligjin e Tij, i Madhëruari i ndihmon ata kundër shejtanit të mallkuar dhe i ruan prej sherrit të tij. Shejtani ka fuqi vetëm mbi një kategori njerëzish, për të cilët Zoti thotë: "...përveç mbi të humburit, që vijnë pas teje." Këta e zgjedhin me dëshirë shejtanin si mikun e tyre dhe i binden atij, në vend që t’i binden të Gjithëmëshirshmit. Ata janë të humbur (gauin). I humburi (el gaui) është i kundërti i të udhëzuarit (el rashid). Ata të mjerë e njohin të vërtetën dhe e braktisin atë. Kurse ‘ed-dalu’ është ai që e shpërfill të vërtetën, duke mos pasur dijeni dhe as njohuri për të.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë