Sureja El-Hixhr (Shkëmbinjtë — الحجر) (Ajet 55)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




15 El-Hixhr(الحجر), Ajet 55

قَالُوا بَشَّرْنَاكَ بِالْحَقِّ فَلَا تَكُنْ مِنَ الْقَانِطِينَ 55 ٥٥

Ata thanë: “Na do të sihariqojmë ty me një të Vërtetë që do të realizohet, e mos u bën shpresëhumbur!” (55)

Tefsiri

Ata thanë: “Ne po të përgëzojmë për diçka që është e sigurt. Prandaj ti mos u trego i pashpresë!” -

Ne po të themi diçka që është absolutisht e sigurt, sepse Allahu i Madhëruar ka pushtet për gjithçka. Në mënyrë të veçantë mbi ju, o familje e zgjedhur, ka zbritur mëshira dhe begatia e Zotit. Për këtë arsye, mos u çudisni aspak me mirësinë e bujarinë e Zotit mbi ju dhe mos u bëni të pashpresë. Mos u bëni nga ata që u duket larg e mira dhe arritja e saj. Përkundrazi, vazhdoni të shpresoni të mirën dhe bujarinë e Zotit, në dhuratat, përkujdesin dhe mëshirën e Tij. Atëherë, Ibrahimi (a.s) iu përgjigj:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë