Sureja El-Hixhr (Shkëmbinjtë — الحجر) (Ajet 56)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




15 El-Hixhr(الحجر), Ajet 56

قَالَ وَمَنْ يَقْنَطُ مِنْ رَحْمَةِ رَبِّهِ إِلَّا الضَّالُّونَ 56 ٥٦

(Ibrahimi) tha: “Kush mund ta humbë shpresën nga mëshira e Zotit të vet, përpos atyre që janë të humbur” – (56)

Tefsiri

Ai tha: “Askush nuk e humb shpresën në mëshirën e Zotit të vet, përveç atyre që janë të humbur”. -

‘El dalun’ janë ata të humbur, të cilët nuk kanë dituri për Zotin dhe për pushtetin e Tij absolut. Për ata që Zoti i begatoi e i nderoi me udhëzimin, diturinë e dritën e Tij, dëshpërimi nuk mund të gjejë vend në zemrat e tyre. E si mund të humbë shpresën ai që di rreth mëshirës së Zotit dhe mënyrave të shumta që ajo vjen te krijesa? Pasi dëgjoi këtë lajm të mirë, Ibrahimi e kuptoi se ata ishin dërguar nga Zoti me një mision.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë