Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَجَاءَ أَهْلُ الْمَدِينَةِ يَسْتَبْشِرُونَ
Dhe, erdhën të gëzueshëm banorët e qytetit. (67)
Banorët e qytetit shkuan tek ai gjithë gëzim, duke njoftuar njëri-tjetrin
(për mysafirët e Lutit). - Ndërkohë banorët e qytetit, që kishin dëgjuar se dy djem bukuroshë kishin bujtur te Luti, vrapuan drejt shtëpisë së tij, duke lajmëruar me kënaqësi njëri-tjetrin. Ata po planifikonin që t’i përdhunonin dhe çnderonin vizitorët fytyrëndritur. Me të vajtur te shtëpia e Lutit, i kërkuan atij t’u dorëzonte dy djemtë mysafirë. Luti (a.s), duke dashur t’i mbronte miqtë e vet, u kërkoi njerëzve të arsyetonin, duke thënë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë