Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَانْتَقَمْنَا مِنْهُمْ وَإِنَّهُمَا لَبِإِمَامٍ مُبِينٍ
andaj, i kemi ndëshkuar, dhe që të dy janë në rrugë – të dukshme. (79)
Prandaj Ne i ndëshkuam edhe ata; -
Ata i përfshiu ndëshkimi i "ditës së hijes". U quajt kështu sepse i gjithë populli u mblodh poshtë hijes së një reje duke pritur për shiun që aq gjatë u kishte munguar dhe për të gjetur strehë nga i nxehti i madh, që për një kohë të gjatë i kishte tharë. Por në vend të shiut u zbriti rufeja dhe vdekja e tmershme. Ai ishte ndëshkim shumë i rëndë.... të dyja këto vende ishin pranë një rruge të gjerë. -
Gjurmët e vendbanimeve të Lutit dhe të Ejkës janë të dukshme, pranë një rruge të njohur, ku udhëtarët kalojnë në çdo kohë. Ato janë për t’u parë me sy dhe për të nxjerrë mësim të urtët dhe të mençurit.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë