Sureja El-Hixhr (Shkëmbinjtë — الحجر) (Ajet 80)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




15 El-Hixhr(الحجر), Ajet 80

وَلَقَدْ كَذَّبَ أَصْحَابُ الْحِجْرِ الْمُرْسَلِينَ 80 ٨٠

Edhe banorët e Hixhrës, pejgamberët i konsideruan për gënjeshtarë. (80)

Tefsiri

Edhe populli i Hixhrit i kundërshtoi të dërguarit. -

Allahu i Madhëruar na rrëfen rreth popullit të profetit Salih, që jetonin në Hixhër, vend i njohur në krahinën e Hixhazit.Ata i mohuan profetët e Zotit. Në fakt, ata mohuan vetëm profetin Salih, por kush mohon një profet quhet se ka mohuar të gjithë profetët e Zotit, sepse mesazhi i të gjithë profetëve ka qenë i njëjtë. Mohimi i profetëve nuk ka të bëjë me ata personalisht, por me mesazhin që ata kanë sjellë nga Zoti.Kështu quhet një zonë e gjërë nëgadishullin arabik.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë