Sureja El-Hixhr (Shkëmbinjtë — الحجر) (Ajet 99)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




15 El-Hixhr(الحجر), Ajet 99

وَاعْبُدْ رَبَّكَ حَتَّىٰ يَأْتِيَكَ الْيَقِينُ 99 ٩٩

Dhe, adhuroje Zotin tënd përderisa të arrijë gjendja e sigurtë (vdekja)! (99)

Tefsiri

Dhe, adhuroje Zotin tënd, derisa të vijë vdekja! -

Adhuroje Zotin me përkushtim, derisa të vijë vdekja! Në çdo kohë e gjendje, përkushtohu me adhurime që të afrojnë te Zoti. Dhe Muhamedi (a.s)e plotësoi vërtet urdhrin e Zotit. Ai iu kushtua adhurimit, derisa i erdhi ajo që quhet “jakin”, domethënë, e vërteta e sigurt, që është vdekja, dhe shkoi te Zoti i tij. Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi profetin Muhamed e mbi pasuesit e Tij!

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë