Sureja En-Nahl (Bletët — النحل) (Ajet 112)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




16 En-Nahl(النحل), Ajet 112

وَضَرَبَ اللَّهُ مَثَلًا قَرْيَةً كَانَتْ آمِنَةً مُطْمَئِنَّةً يَأْتِيهَا رِزْقُهَا رَغَدًا مِنْ كُلِّ مَكَانٍ فَكَفَرَتْ بِأَنْعُمِ اللَّهِ فَأَذَاقَهَا اللَّهُ لِبَاسَ الْجُوعِ وَالْخَوْفِ بِمَا كَانُوا يَصْنَعُونَ 112 ١١٢

Dhe, Perëndia sjell shembull një qytet, i cili është i sigurtë dhe i qetë, të cilit i arrinte furnizimi i bollshëm nga të gjitha anët, e që pastaj, ata mohuan dhuntitë e Perëndia, për atë që punuan ata, u dha që ta shijojnë urinë dhe frikën. (112)

Tefsiri
Allahu sjell si shembull një vendbanim që ishte i sigurt dhe i qetë, të cilit i vinte rizku nga të gjitha anët me mbushulli, kurse ata

(banorët)i mohuan të mirat e Allahut. Atëherë, Allahu, për shkak të sjelljes së tyre, ua veshi petkun e urisë dhe të frikës. Atyre u pati ardhur i Dërguari nga mesi i tyre dhe e përgënjeshtruan atë. Ata i përpiu dënimi sepse ishin keqbërës. -

Ky vendbanim për të cilin bëhet fjalë në ajet ishte Meka e nderuar, e cila ishte vend paqeje dhe sigurie, ku askush nuk dëmtohej e luftohej. Madje, edhe në kohën e injorancës paraislamike ky ishte një rregull i pathyeshëm. Edhe nëse dikush e shihte vrasësin e të atit në Mekë, nuk e sulmonte e nuk e vriste, me gjithë ashpërsinë dhe gjaknxehtësinë e arabëve. Në atë vend mbizotëronte një siguri, që nuk ishte në asnjë vend tjetër. Po kështu ishin edhe të mirat materiale. Megjithëse ishte një vend i shkretë nga bimësia, në Mekë vinin pasuritë nga çdo vend i botës. Të tillë e kishte bërë Zoti i Madhëruar atë vend. Megjithatë, kur mekasve u erdhi Profeti, që ishte nga mesi i tyre dhe të cilit ia njihnin besnikërinë dhe sinqeritetin, ata e mohuan, duke treguar mosmirënjohje për mirësitë e Zotit. Me këtë mosmirënjohje dhe mohim ata e bënë të meritueshëm ndëshkimin e Zotit mbi ta. Allahu i Lartësuar ua zëvendësoi mirësitë që kishin me të kundërtat e tyre. Ai ua veshi rrobën e urisë dhe të frikës, në vend të mirëqenies dhe paqes që kishin më parë. Ky është përfundimi i mohimit dhe i mosmirënjohjes ndaj Zotit.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë