Sureja En-Nahl (Bletët — النحل) (Ajet 116)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




16 En-Nahl(النحل), Ajet 116

وَلَا تَقُولُوا لِمَا تَصِفُ أَلْسِنَتُكُمُ الْكَذِبَ هَٰذَا حَلَالٌ وَهَٰذَا حَرَامٌ لِتَفْتَرُوا عَلَى اللَّهِ الْكَذِبَ ۚ إِنَّ الَّذِينَ يَفْتَرُونَ عَلَى اللَّهِ الْكَذِبَ لَا يُفْلِحُونَ 116 ١١٦

Mos theksoni me gjuhët tuaja rrejshëm: “Kjo është e lejueshme, e kjo e ndaluar”, që kështu të trilloni gënjeshtra për Perëndinë. Me të vërtetë, ata që trillojnë gënjeshtra ndaj Perëndisë, nuk do të shpëtojnë, (116)

Tefsiri

Mos thoni me gjuhët tuaja mashtruese “Kjo është hallall e kjo është haram.” e të shpifni gënjeshtra kundër Allahut! -

Kurrë mos bëni haram apo të bëni të lejuar nga mendja juaj, duke shpifur kështu për Allahun. Kini frikë Zotin, sepse Ai thotë:

Vërtet, ata që shpifin gënjeshtra kundër Allahut, nuk kanë shpëtim. -

Ata nuk do të kenë shpëtim as në këtë botë e as në tjetrën. Allahu i Madhëruar do të shfaqë dukshëm poshtërimin e tyre, edhe nëse ata përkohësisht do të përfitojnë ndonjë kënaqësi në jetën e kësaj bote. Arritjet e tyre Allahu i Lartësuar i quan “përjetime të shkurtra”:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë