Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يُصْهَرُ بِهِ مَا فِي بُطُونِهِمْ وَالْجُلُودُ
do të shkrihen me të (me atë ujë) rropulitë (organet e brendshme) dhe lëkura, (20)
Por, atyre që nuk besuan, do t'u qepen rroba prej zjarri dhe mbi kokat e tyre u hidhet ujë i valë. Me atë do t'u digjet
(e shkrihet)krejt ç’ka brenda trupit të tyre dhe lëkurat. -
Në fjalën “atyre që nuk besuan” përfshihen të gjithë ata që mohojnë të vërtetën, qofshin hebrenj, të krishterë, zjarrputistë, sabiinë e idhujtarë. Pra, të gjithë këtyre do t’u qepen “rroba prej zjarri”. Atyre do t’u vishen rroba prej katrani dhe do t’u ndizet trupi zjarr, që ta ndiejnë djegien nga të gjitha drejtimet. Përveç kësaj, do t’u hidhet ujë i valë mbi koka. Nga ky ujë u shkrihen të gjitha çfarë kanë në bark dhe lëkura. Atyre do t’u shkrihen zorrët, dhjami, mishi e çdo gjë tjetër, nga nxehtësia e madhe.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë