Sureja En-Nahl (Bletët — النحل) (Ajet 128)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




16 En-Nahl(النحل), Ajet 128

إِنَّ اللَّهَ مَعَ الَّذِينَ اتَّقَوْا وَالَّذِينَ هُمْ مُحْسِنُونَ 128 ١٢٨

me të vërtetë, Perëndia është me ata, që i druajnë Perëndisë dhe që janë bamirës. (128)

Tefsiri

Allahu është me ata që janë të devotshëm

(që ruhen prej të këqijave)

dhe me ata që janë bamirës. -

Allahu është me të devotshmit e bamirësit. Kjo do të thotë se Ai u jep sukses për çdo mirësi, i udhëzon në rrugën e drejtë dhe në veprat e fjalët më të mira. Kështu kujdeset Zoti për të dashurit e Tij, të cilët janë larg mohimit dhe poshtërsive. Ata që janë bamirës edhe ndaj krijesave të Zotit, siç e ka shpjeguar Profeti kur thotë: “Ihsan-i është që ta adhurosh Zotin sikur ta shihje haptazi, sepse edhe nëse nuk e sheh (në këtë botë), Ai të sheh ty”. Kështu, ata e adhurojnë Zotin duke ndier gjithmonë mbikëqyrjen e Tij të vazhdueshme. Nuk ka njerëz më të mirë se ata që pajisen me takua dhe ihsan, devotshmëri dhe bamirësi. E lusim Zotin të na bëjë të tillë!Këtu përfundon edhe tefsiri i sures Nahl, dhe për këtë falënderimi e lavdërimet i takojnë vetëm Allahut të Madhëruar.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë