Sureja En-Nahl (Bletët — النحل) (Ajet 13)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




16 En-Nahl(النحل), Ajet 13

وَمَا ذَرَأَ لَكُمْ فِي الْأَرْضِ مُخْتَلِفًا أَلْوَانُهُ ۗ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً لِقَوْمٍ يَذَّكَّرُونَ 13 ١٣

(Dhe ka nënshtruar) për ju atë që ka krijuar në Tokë, llojet e të cilave janë të ndryshme. Me të vërtetë, në këto ka argumente për njerëzit që këshillohen. (13)

Tefsiri

Edhe në ato

(bagëti, bimë, pemë, minerale etj.)

që Ai krijoi në tokë me ngjyra të ndryshme, ka fakte për njerëzit që kujtojnë

(mirësitë e Zotit). - Allahu i Madhëruar ka krijuar dhe shpërndarë nëpër tokë kafshë, bimë, pemë dhe gjallesa me ngjyra të ndryshme dhe me shumë dobi. Të gjitha ato janë shenja treguese për pushtetin e plotë të Allahut të Madhëruar, për bamirësinë e Tij gjithëpërfshirëse dhe për bujarinë e Tij të gjerë. Ato tregojnë se Ai është i vetmi që meriton të adhurohet dhe t’i përkushtohen të gjitha adhurimet si Një, i Vetëm dhe i Pashoq. Por këto shenja u vlejnë veçse asaj kategorie njerëzish, për të cilët Zoti thotë: "...për njerëzit që kujtojnë." Pra, për ata të cilët sjellin ndër mend gjithçka që u bën dobi. Ata përsiaten thellë për atë që Allahu i Lartësuar i fton dhe i nxit që të meditojnë. Ata i kujtojnë vetes se për çfarë janë argument këto shenja të mëdha të Allahut të Lartësuar dhe çfarë tregojnë ato.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë