Sureja En-Nahl (Bletët — النحل) (Ajet 14)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




16 En-Nahl(النحل), Ajet 14

وَهُوَ الَّذِي سَخَّرَ الْبَحْرَ لِتَأْكُلُوا مِنْهُ لَحْمًا طَرِيًّا وَتَسْتَخْرِجُوا مِنْهُ حِلْيَةً تَلْبَسُونَهَا وَتَرَى الْفُلْكَ مَوَاخِرَ فِيهِ وَلِتَبْتَغُوا مِنْ فَضْلِهِ وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ 14 ١٤

Dhe Ai është që e ka bërë të mundshëm shfrytëzimin e detit, për të ngrënë ju nga ai mish të freskët dhe të nxirrni nga ai stoli që i vishni. – Ti sheh se si anijet e çajnë atë (detin) – për të kërkuar nga dhuratat e Tij (Perëndisë) dhe që të bëheni ju falenderues. (14)

Tefsiri

Është Ai që e nënshtroi detin... -

Allahu është Një, i Vetëm dhe i Pashoq në të gjitha mirësitë që i ka dhuruar krijesave. Ai e ka nënshtruar detin dhe e ka bërë atë të përshtatshëm, që ju të përfitoni prej tij dobi të shumta. Kështu:

... që ju të hani prej

(gjallesave të)

tij mish të freskët... -

Të nxirrni prej tij peshq dhe t’i hani.

... e të nxirrni nga ai stoli të shumta që ju i mbani. -

Ju zbukuroheni dhe hijeshoheni me to.

Ju i shihni anijet si çajnë

(lundrojnë)

nëpër të, që të kërkoni nga begatitë e Tij... -

I sheh anijet dhe çdo mjet tjetër lundrues, që çajnë dallgët e mëdha për të lëvizur nga një kontinent në tjetrin, duke mbartur mbi vete udhëtarët dhe mallrat e tyre, duke kërkuar mirësitë e Allahut të Lartësuar. Është Allahu i Lartësuar Ai që i nënshtroi këto krijesa të Tij për dobinë tuaj, por edhe për një qëllim tjetër shumë të rëndësishëm:

... dhe të jeni falënderues

(për Zotin). - Që të jeni mirënjohës ndaj Atij që i nënshtroi, i lehtësoi dhe i bëri të përshtatshme për ju, që ta lavdëroni Allahun e Lartësuar, që ju dhuroi këto mirësi. Allahut i qoftë e plotë lavdia, mirënjohja dhe përlëvdimet! Ai u dhuron robërve mirësi, shumë e shumë më tepër sesa ata kërkojnë dhe shpresojnë. Ai u jep atyre nga çdo gjë që i kërkojnë. Sigurisht që ne nuk mund ta përlëvdojmë Atë ashtu sikurse e meriton. Prandaj, qoftë i lavdëruar dhe përlëvduar Ai, ashtu sikuse e ka lëvduar dhe përlëvduar Veten e Vet!

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë