Sureja En-Nahl (Bletët — النحل) (Ajet 15)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




16 En-Nahl(النحل), Ajet 15

وَأَلْقَىٰ فِي الْأَرْضِ رَوَاسِيَ أَنْ تَمِيدَ بِكُمْ وَأَنْهَارًا وَسُبُلًا لَعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ 15 ١٥

Ai në Tokë ka krijuar male të palëvizshme, për të mos ju luhatuar ato juve, e ka krijuar edhe lumenj në rrugë për të arritur ku keni synuar, (15)

Tefsiri

Dhe vuri në tokë male, që ajo të mos lëkundet me ju, dhe bëri lumenj e rrugë, që të mund të orientoheni. -

Për dobinë e krijesave, Allahu i Lartësuar vendosi në tokë malet madhështore, që toka të jetë e qëndrueshme dhe njerëzit të kenë mundësi që të mbjellin, të ndërtojnë dhe të udhëtojnë nëpër të. Gjithashtu, prej mëshirës së Tij të madhe, Allahu i Lartësuar vuri lumenjtë, të cilët burojnë diku larg dhe kalojnë nëpër toka të ndryshme, të cilat kanë nevojë për t’u ujitur. Kështu ujiten tokat, të mbjellat dhe pijnë kafshët e gjallesat. Ka lumenj që rrjedhin mbi sipërfaqen e tokës, por ka edhe lumenj që rrjedhin në brendësi të saj. Njerëzit e nxjerrin ujin prej tyre duke gërmuar sipas mënyrave që Allahu i Lartësuar ua ka lehtësuar dhe i ka mësuar. Gjithashtu, me mëshirën e Tij, Allahu i Lartësuar vendosi në tokë rrugë, nëpër të cilat njerëzit udhëtojnë për të kërkuar mirësitë e Tij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë