Sureja En-Nahl (Bletët — النحل) (Ajet 18)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




16 En-Nahl(النحل), Ajet 18

وَإِنْ تَعُدُّوا نِعْمَةَ اللَّهِ لَا تُحْصُوهَا ۗ إِنَّ اللَّهَ لَغَفُورٌ رَحِيمٌ 18 ١٨

E, nëse ju doni t’i numëroni dhuntitë e Perëndisë, atëherë nuk do të mund t’i numëroni. Me të vërtetë, Perëndia është falës dhe mëshirues, (18)

Tefsiri

Edhe nëse do t’i numëronit mirësitë e Allahut, nuk do të mund t’i llogarisnit ato. -

Edhe nëse do të përpiqeshit që thjesht t’i numëroni mirësitë e Allahut, ju nuk do të mundeshit ta bënit gjithçka të tillë, e aq më pak të tregonit mirënjohjen për to, sepse mirësitë e dukshme dhe të padukshme të Allahut të Lartësuar janë shumë më të mëdha, madje të pakufishme. Ato janë edhe më të shumta sesa frymëmarrja e krijesave. Ndërsa mirësitë që krijesat nuk i njohin dhe nuk dinë për to, apo fatkeqësitë që Allahu i Lartësuar i largon prej tyre, me përkujdesin dhe mëshirën e Tij, janë shumë më të mëdha, që të mund të përllogariten dhe të përfshihen nga dituria e njerëzve.

Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -

Ai kënaqet prej jush edhe me mirënjohjet tuaja të pakta dhe ato vepra të mangëta, që asnjëherë nuk mund të qëndrojnë dot përballë mirësive të Tij të shumta.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë