Sureja En-Nahl (Bletët — النحل) (Ajet 21)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




16 En-Nahl(النحل), Ajet 21

أَمْوَاتٌ غَيْرُ أَحْيَاءٍ ۖ وَمَا يَشْعُرُونَ أَيَّانَ يُبْعَثُونَ 21 ٢١

ato (statujet) janë gjëra të vdekura, pa kurrfarë gjallërie. Ata nuk dinë kur do të ringjallen. (21)

Tefsiri
Ata (idhujt)

janë të vdekur, jo të gjallë dhe as që e dinë se kur do të ringjallen

(krijesat). - Ata nuk dëgjojnë, nuk shohin dhe as logjikojnë. Atëherë, si mund të konsiderohen zota, që t’u përkushtohesh me adhurime si Zotit të botëve?! Mallkuar qofshin ato mendje idhujtarësh, sa të humbur dhe të prishur janë! Si mund të gabojnë në një çështje kaq të dukshme e lehtësisht të kuptueshme?! A nuk e kuptojnë kotësinë e idhujtarisë së tyre?! Si mund të barazojnë atë që është i mangët në çdo aspekt e nuk ka asnjë cilësi përsosmërie e as një vepër madhështore, me Atë që është Absolut në çdo aspekt. Allahu është i përshkruar vetëm me cilësi të plota. Dituria e Tij përfshin gjithçka, pushteti i Tij është i pakufishëm dhe mbi gjithçka, Mëshira e Tij është e gjerë dhe ka mbushur gjithë botët. Po kështu, lavdërimet, madhështia, krenaria e Tij dhe lartësia e Tij janë të pafundme. Asnjë krijesë nuk mund t’i afrohet qoftë edhe një cilësie të Tij, prandaj Allahu është dhe duhet të jetë i vetmi i adhuruar. Ai thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë