Sureja El-Kafirun (Jobesimtarët — الكافرون) (Ajet 6)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




109 El-Kafirun(الكافرون), Ajet 6

لَكُمْ دِينُكُمْ وَلِيَ دِينِ 6 ٦

Ju keni besimin tuaj, e unë kam besimin tim!” (6)

Tefsiri

“Ju keni fenë tuaj dhe unë kam fenë time."-

Secili grup do të ndjekë rrugën e vet, ashtu siç i shkon për shtat, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Thuaj: “Secili vepron sipas rrugës së vet por Zoti juaj e di më së miri kush është në rrugën më të drejtë.”. [Isra, 84]. Ose: “Ka prej tyre që e besojnë atë, ashtu siç ka prej tyre që nuk e besojnë. Zoti yt i di më mirë ata që përhapin shkatërrimin. Nëse ata të mohojnë ty, thuaju: “Unë kam veprat e mia dhe ju keni veprat tuaja. Ju nuk përgjigjeni për atë që bëj unë e as unë për atë që bëni ju”. [Junus 40, 41].

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë