Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قُلْ لِلَّذِينَ كَفَرُوا إِنْ يَنْتَهُوا يُغْفَرْ لَهُمْ مَا قَدْ سَلَفَ وَإِنْ يَعُودُوا فَقَدْ مَضَتْ سُنَّتُ الْأَوَّلِينَ
Thuaju mohuesve: nëse largohen (nga mohimi), do t’ju falet e kaluara, e nëse kthehen (në mohim), atëherë dihet se si ka qenë ligji i të parëve (se si janë ndëshkuar mohuesit dhe si janë ndihmuar besimtarët). (38)
Thuaju jobesimtarëve që, nëse heqin dorë nga mosbesimi, do t’u falet e kaluara... -
Nëse ata ndalen dhe pendohen për mosbesimin e tyre dhe këtë pendim e shprehin duke iu dorëzuar tërësisht Allahut të Lartësuar si Një i vetëm dhe i pashoq dhe duke e adhuruar Atë përmes Islamit, fesë të vetme të pranuar tek Ai, i Madhëruari u premton atyre falje të gjithçkaje që ka kaluar, sado të mëdha qofshin ato gabime dhe krime. Por nëse ata kthehen përsëri në mohim, i Lartësuari thotë:...por nëse ngulmojnë në të tyren, atëherë le të jetë dënimi i popujve të mëparshëm si paralajmërim për ta. -
Allahu i Lartësuar na e ka treguar qartë se cili ka qenë përfundimi i popujve mohues, të cilët i konsideronin gënjeshtra shpalljet e Tij. Përfundimi i të gjithëve ka qenë i njëjtë: shkatërrim dhe ndëshkim i ashpër. Le të kujtojnë atëherë, se çfarë ndodhi me ata inatçorë dhe arrogantë dhe le ta dinë se edhe ata i pret i njëjti ndëshkim. Por, fatkeqësisht, ata e marrin me tallje këtë çështje. Këto fjalë u drejtohen mohuesve në formë kërcënimi, por edhe si ftesë për të reflektuar drejt. Ndërsa kur u drejtohet besimtarëve, Allahu i Madhëruar i udhëzon ata se si duhet të sillen me mohuesit:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë