Sureja En-Nahl (Bletët — النحل) (Ajet 22)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




16 En-Nahl(النحل), Ajet 22

إِلَٰهُكُمْ إِلَٰهٌ وَاحِدٌ ۚ فَالَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِالْآخِرَةِ قُلُوبُهُمْ مُنْكِرَةٌ وَهُمْ مُسْتَكْبِرُونَ 22 ٢٢

Zoti juaj është vetëm një Perëndi. E, ata që nuk besojnë në jetën tjetër, zemrat e tyre janë mohuese dhe ata janë mendjemëdhenj. (22)

Tefsiri

Zoti juaj është një Zot i vetëm

(që meriton adhurimet). - Allahu i Madhëruar thotë: "Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm. Allahu është Absoluti (Es-Samed). Ai nuk ka lindur askënd dhe nuk është i lindur (nga dikush). Asgjë (e askush) nuk mund të jetë si Ai.” [Ihlas].

Ata që nuk besojnë në Ahiret, i kanë zemrat të mbushura me mohim dhe janë kryeneçë. -

Ata që i kanë zemrat të mbushura me iman dhe urtësi, e madhërojnë dhe e respektojnë Allahun. Ata e lartësojnë Atë dhe e duan me një dashuri të madhe. Zemrat e tyre i nënshtrohen Allahut duke iu përkushtuar me gjitha mundësitë në kryerjen e adhurimeve trupore e pasurore. Ata e adhurojnë Allahun përmes punëve të zemrës e punëve të gjymtyrëve, të dukshme e të fshehta. Ata e përlëvdojnë shumë Atë, me emrat e Tij të bukur dhe me cilësitë e veprat e Tij të pastra e të pashembullta. Ndërsa zemrat e mosbesimtarëve janë të prishura e nuk mund as t'i kuptojnë këto ndjenja adhurimi për Zotin. Por këtë çështje të rëndësishme e mohojnë veçse krijesat më kryeneçe e të paditura. Njësimin e Zotit në adhurim e refuzojnë veçse zemërprishurit që, siç thotë Zoti: "... janë kryeneçë." Pra, thjesht tregohen kryeneçë e arrogantë e nuk duan të përulen e ta adhurojnë Zotin.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë