Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِذَا جَاءَكَ الْمُنَافِقُونَ قَالُوا نَشْهَدُ إِنَّكَ لَرَسُولُ اللَّهِ ۗ وَاللَّهُ يَعْلَمُ إِنَّكَ لَرَسُولُهُ وَاللَّهُ يَشْهَدُ إِنَّ الْمُنَافِقِينَ لَكَاذِبُونَ
Kur të vijnë te ti hipokritët, ata thonë: “Ne dëshmojmë, se ti, me të vërtetë, je i dërguari i Perëndisë!” – E Perëndia e di, se ti, me siguri, je i dërguari i Tij, por Perëndia dëshmon edhe se hipokritët janë gënjeshtarë të qartë. (1)
Kur vijnë tek ti munafikët, thonë: “Dëshmojmë se ti je vërtet i Dërguari i Allahut!” -
Kur ata shkonin te Profeti (a.s.), dëshmonin para tij se e besonin si të dërguar të Zotit. Por kjo dëshmi ishte thjesht një hipokrizi, edhe pse Profeti (a.s.) nuk kishte aspak nevojë për dëshminë apo mbështetjen e tyre, pasi sikurse thotë Allahu i Lartësuar:Allahu e di se ti je i Dërguari i Tij, por Allahu dëshmon se munafikët janë gënjeshtarë. -
Allahu i Lartësuar dëshmon se ata gënjejnë kur thonë se të besojnë ty si profet të Tij. Deklaratat e tyre janë të pavërteta dhe nuk u burojnë nga zemrat. Ato thuhen për shkaqe të tjera, të cilat Allahu i Lartësuar na i sqaron më pas:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë