Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قَدْ مَكَرَ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ فَأَتَى اللَّهُ بُنْيَانَهُمْ مِنَ الْقَوَاعِدِ فَخَرَّ عَلَيْهِمُ السَّقْفُ مِنْ فَوْقِهِمْ وَأَتَاهُمُ الْعَذَابُ مِنْ حَيْثُ لَا يَشْعُرُونَ
Me të vërtetë, kanë thurrur ngatërresa ata që kanë qenë para tyre, e Perëndia e rrënoi godinën e tyre deri në themel, dhe u rrëzua kulmi mbi ta e u erdhi dënimi andej – nga nuk e prisnin. (26)
Edhe ata që ishin para tyre thurën intriga të shumta
(kundër së Vërtetës). - Ata thurnin intriga dhe kurthe kundër profetëve të tyre dhe përdornin çdo lloj hileje për t'u shmangur dhe për ta refuzuar Shpalljen, të cilën preofetët e sillnin nga Zoti i tyre. Pjesë e planeve të tyre ishte edhe ndërtimi i kështjellave të stërmëdha, por Allahu i Lartësuar thotë:Por Allahu e rrënoi që në themel atë
(intrigë)që ndërtuan dhe ua shembi mbi kokë kulmin e saj. -
Allahu e filloi shkatërrimin e tyre që nga themelet, prandaj nuk zgjati shumë dhe: "...dhe ua shembi mbi kokë kulmin." Pra, ato që ndërtuan u shndërruan në ndëshkimin dhe vuajtjen e tyre.Atyre u erdhi dënimi pa u ndier. -
Kështu ndodhi, sepse ata pandehnin se ndërtesat e fortifikuara do t’i ruanin nga ndëshkimi i Zotit. Por ndëshkimi u erdhi pikërisht nga ato që ndërtuan me duart e tyre. Ky është një nga shembujt më të bukur që tregon se si Allahu i Lartësuar i shkatërron kurthet dhe intrigat e armiqve të Tij dhe të profetëve të Tij. Ata kanë menduar dhe projektuar gjithmonë si të luftojnë kundër profetëve dhe pasuesve të tyre, të cilët përhapin Shpalljen e Zotit. Duke refuzuar të vërtetën dhe Shpalljen, ata vendosin për veten e tyre disa rregulla dhe parime bazë në mbrojtje të së kotës. Këto rregulla ata ua imponojnë të gjithëve, duke synuar që të largojnë njerëzit nga udhëzimi i drejtë dhe të refuzojnë Shpalljen e Zotit. Gjithashtu, përmes hileve dhe dredhive të shumta, ata luftojnë të dërguarit Zotit dhe pasuesit e tyre. Por - sikurse thotë i Madhëruari në këtë ajet - pikërisht këto dredhi, që ata i ndërtojnë me duart dhe mendjet e tyre të mbrapshta, shndërrohen në vuajtje dhe në dëshpërim për ta. Kjo është e pashmangshme, sepse dredhitë e tyre janë të këqija, dhe për dredhitë e këqia Allahu i Lartësuar thotë: "Por, dredhia për të keqen nuk godet askënd tjetër veç atyre që e kurdisën." [Fatir 43]. Kështu ka për të ndodhur në jetën e dynjasë, ndërsa ndëshkimi në ahiret do të jetë më i dhimbshëm e poshtërues, siç thotë i Lartësuari:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë