Sureja En-Nahl (Bletët — النحل) (Ajet 34)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




16 En-Nahl(النحل), Ajet 34

فَأَصَابَهُمْ سَيِّئَاتُ مَا عَمِلُوا وَحَاقَ بِهِمْ مَا كَانُوا بِهِ يَسْتَهْزِئُونَ 34 ٣٤

dhe i arriti dënimi ata, për veprat që kanë punuar dhe ata i kaploi ajo (dënimi), meqë talleshin me ta. (34)

Tefsiri

Ata i goditi ndëshkimi për të këqijat që bënë... -

Ata u goditën nga ndëshkimet e shumta, të shkaktuara nga veprat e tyre, që sigurisht sollën pasoja të tmerrshme e të dhimbshme për ata të mjerë. Pa dyshim, veprat e këqija sjellin ndëshkime e lënë pasoja të këqija.

...dhe i përfshiu ai

(dënimi)

, me të cilin talleshin. -

Mbi ta zbriti ndëshkimi, me të cilin talleshin. Sa herë që profetët u tërhiqnin vëmendjen dhe i paralajmëronin për ndëshkimin e Zotit, ata talleshin. Kështu, mbi ta do të godasë pikërisht ai ndëshkim, me të cilin talleshin.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë